Goditet nga freza ndërsa po punonte tokën, ndërron jetë 72-vjeçari

155
Sigal

Një 72-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në fshatin Babunjë të Divjakës. I moshuari është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor, me të cilin po punonte tokën dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.