OSHEE, mbush buxhetin e “shkundur” të shtetit me të ardhurat e saj

508
Sigal

Përmirësimi i
bilanceve të kompanive shtetërore të energjisë, OSHEE, OST dhe KESH, veç të
tjerash ka ndikuar pozitivisht në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Sipas
treguesve financiarë të kompanive për 11 mujorin shihet, se tatimi mbi fitimin
që ato kanë derdhur në arkën e shtetit, kanë zënë 11% të totalit të arkëtimeve
nga ky tatim në 11 mujor. Gjithashtu kompanitë në fjalë kanë derdhur në buxhet
4.4% të krejt arkëtimeve të TVSH dhe 0.2 për qind të taksave lokale. Sipas të
dhënave fiskale, shihet se për periudhën 10-mujore, janar-tetor, të ardhurat
kanë shënuar një deficit me 4 miliardë lekë në krahasim me planin e periudhës,
ndërsa në krahasim me një vit më parë, është mbajtur ritmi i rritjes me 7%,
ndonëse rritja është frenuar ndjeshëm në muajt e fundit në krahasim me fillimin
e vitit. Nga të gjitha tatimet, vetëm Tatimi mbi Fitimin ka shënuar ecuri të
mirë me rreth 4 miliardë lekë nxitur nga performanca e mirë e kompanive të
energjetikës. Vetëm OSHEE për nëntëmujorin ka paguar mbi 1.3 miliardë lekë
tatim-fitimi. Kompanitë e energjetikes që deri para pak vitesh kanë qenë gropa
e zezë e buxhetit, deri sa qeveria mori kontrollin e Shpërndarjes, pas ikjes se
CEZ. Marrja e masave strikte për grumbullimin e faturave të energjisë ka
stabilizuar sektorin duke i kthyer kompanitë publike në kontributore në arkën e
shtetit. Duke përfshirë edhe fitimin prej 33.5 milionë eurosh të Operatorit të
Sistemit të Shpërndarjes, korporatat e mëdha shtetërore të energjisë  OST,
KESH dhe OSSHE akumuluan  një fitim neto, në fund të 6-mujorit të parë,
prej 46.8 milionë eurosh.