Goditet me sende të forta në kokë, 59-vjeçari në Vlorë dërgohet me urgjencë në spital

187
Sigal

Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Vlorë, pas një degradimit të një konflikti të çastit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku 59-vjeçari është goditur me sende të forta në kokë dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me  sende të forta në kokë shtetasi R. D.,  59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes