Gjyqtarë e prokurorë, baronët e kultivimit të hashashit në mbarë vendin

251
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Raporti më i fundit i OKB dhe DASH,  theksonin se Shqipëria është “kampione” e Evropës për trafikimin ndërkombëtar të hashashit, ngaqë mbi 60% e vendit tone, kultivon hashashin. Operacioni ndërkombëtar “Shpirti” i ditëve të fundit dëshmoi se, baronët e trafiqeve ndërkombëtare janë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët mbështesin, nxisin dhe mbrojnë nga ligji trafikantët.

Mirëpo, sipas të dhënave konfidenciale të shërbimeve sekrete ndërkombëtare, gjyqtarë dhe prokurorë në Jug, por edhe në Veri të Shqipërisë, janë ata që “investojnë” shuma të mëdha, qindra -mijëra euro, që shkojnë 100 mijë-200 mijë euro (paratë që kanë fituar nga korrupsioni),  për të kultivuar parcelat e hashashit, përveç “investimeve” që bëjnë në ndërtim, hoteleri, etj. Me këto para, gjyqtarët dhe prokurorët paguajnë farat e shtrenjta të hashashit, parcelat e tokës, punëtorët, rojet dhe trafikantët, si edhe “investimet” në ndërtimin e “shtëpive të  gjelbërta”, ku kultivojnë hashashin, me mjedise serre.