Gjykata e Strasburgut rrëzon Qeverinë

502
Sigal


Këshilli
i Europës rrëzon listën e qeverisë për gjykatës në Gjykatën e Strasburgut


Gazeta Telegraf/


Bien kandidaturat e Sokol Berberit,Ina Rmaës dhe Gent Ibrahimi


Asambleja
Parlamentare e Këshillit të Evropës rrëzoi dje listën e qeverisë me tre
kandidatët e paraqitur prej saj për vendin e gjykatësit në Gjykatën Evropiane
të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Tre kandidatët e propozuar nga qeveria,
Genti Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama, kanë udhëtuar në Paris për t’u
intervistuar nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të
Evropës, por ata janë shpërfillur krejtësisht duke u informuar se, asnjëri prej
tyre nuk është i pranueshëm dhe nuk do të intervistohet fare. Edhe pse nuk
është bërë e ditur arsyeja e refuzimit, teorikisht hedhja poshtë e listës në
bllok, mund të bëhet për dy arsye: proccedurat e brendshme të përzgjedhjes së
tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk
plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit. Secili nga 47 vendet
anëtare të Këshillit të Evropës ka të drejtën të emërojë një gjykatës në
Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Proccesi i përzgjedhjes së tyre
përfshin dy hapa: fillimisht vendet anëtare përzgjedhin dhe i propozojnë
Këshillit të Evropës një listë me tre kandidatë. Pastaj Asambleja Parlamentare
e Këshillit të Evropës zgjedh prej tyre gjykatësin përkatës. Proccesi i
përzgjedhjes përfshin intervistimin e kandidatëve nga përfaqësuesit e Asamblesë
Parlamentare. Refuzimi në bllok i listës është një ngjarje e rrallë në përvojën
e Gjykatës. Krahas Shqipërisë, KiE ka rrëzuar këtë vit dy herë listën e Azerbajxhanit
për zgjedhjen e gjykatësit që do zëvendësojë gjykatësin e tanishëm
azerbajxhanas. Më parë, gjatë dekadës së fundit, janë rrëzuar nga një herë
listat e Sllovenisë, Turqisë dhe Bullgarisë. Tashmë qeveria shqiptare duhet të
paraqesë tre kandidatura të tjera. Gjykatësi shqiptar i tanishëm në Gjykatën e
Strasburgut është Ledi Bianku, mandati 9 vjeçar i të cilit mbaron në mars të
vitit të ardhshëm.