Gjykata e Lartë, në pritje të gjykimit 24 mijë dosje

542
Stoku i dosjeve civile në Gjykatën e Lartë ka ngelur që nga viti 2014 dhe ndërkohë situata sa vjen dhe përkeqësohet. Aktualisht në Gjykatën e Lartë janë nëntë gjyqtarë, ndërsa kolegjet transferojnë gjyqtarë nga njëri-tjetri. Momentalisht, Gjykata e Lartë numëron 11 mijë çështje të mbaruara që prej vitit 2016, ndërsa në vitin 2017 stoku u rrit muaj pas muaji. Por, stoku vijon në rritje edhe për vitin 2018. Deri në fund të muajit mars janë regjistruar si 23 mijë e 900 dosje në pritje për t’u shqyrtuar. Fillimisht pritet të gjykohen dosjet e dorëzuara në vitin 2014, më tej administrativet që i përkasin 2015-s dhe penalet që janë në pritje për vitin 2016. Pra duke parë situatën konkrete, kushdo që dorëzon sot një rekurs civil apo administrativ, duhet të qëndrojë në radhë e të presë, sepse ai do të “njihet” me drejtësinë në vitin 2022.
Sigal