Gjosha në Vlorë: Bashkëpunim mes pushtetit qëndror dhe lokal për të luftuar dhunën në familje

499
Procesi i rehabilitimit të familjeve që kanë përjetuar dhune psiko-socio-ekonomike ka mbledhur në një tryezë të rrumbullakët në Vlorë, ministren e Integrimit Klajda Gjosha, me përfaqësues të shoqërisë civile, dhe institucioneve të qarkut.
Ministrja Gjosha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të luftuar dhunën në familje, si një prej 5 prioriteteve kyçe të Bashkimit Evropian për të ecur përpara me procesin e integrimit.
Gjosha: Ka pasur një ndërgjegjësim të madh të shoqërisë ndaj dhunës në familje dhe sidomos ndaj grave. Kur dhunohet një grua, automatikisht është dhunuar e gjithë familja dhe mbi të gjitha janë dhunuar fëmijët. Ligjet në vend nuk kanë munguar asnjëherë. Mund të them se ligjet për barazinë gjinore janë në përputhje me ato të Bashkimit Evropian. Nuk kemi mungesa ligjore. Ajo që duhet theksuar është fakti se këto ligje gjithmonë nuk janë zbatuar.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësuan rëndësinë e nxitjes së punësimit dhe pavarësisë ekonomike si një prej mekanizmave më efektiv për rehabilitimin e familjeve të prekura nga dhuna. 
Sigal