Gjirokastër/ Qëlloi me thikë babain e tij, arrestohet kryeplaku i fshatit (EMRI)

574
Sigal

Arrestohet Altion Caca 30 vjeç kryeplaku i fshatit Zhapokikë Bashkia Memaliaj. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ka qelluar me thikë të atin e vet. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 të ditës së sotme në banesën e tij në fshat.

Goditja me thikë ka shkaktuar plagë serioze ndaj të atit te tij i cili fatmiresisht i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Gjirokastrës jashte rrezikut për jetën.

Altion Caca një javë më parë ka qenë i arrestuar pasi nuk denoncoi në polici mbjelljen e disa rrënjëve kanabis nga një banor i fshatit dhe për këtë atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastrës masa e arrestit detyrim paraqitje. Aktin e sotëm tentative vrasjeje ndaj të atit të vet, Caca 30 vjecar e ka kryer në kushtet e depresionit.