Policia, pezullohen 98 leje drejtimi në fundjavë

554
Policia e Shtetit në të gjithë vendin ka vijuar zbatimin e masave të përcaktuara në “Planin e masave”, për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, për shpejtësi tej normave të lejuara, etj.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave janë angazhuar të gjitha strukturat e Drejtorive të Policisë në Qarqe dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale.
Në ketë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe kontrolle të befasishme, nga efektivat e Drejtorive Vendore të Policisë, FNSH-të, si dhe Task-Forca e Qarkullimit Rrugor, ku si rezultat është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 83 personave.
Po gjatë fundjavës janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë.
Nga Policia Rrugore dhe Task -Forca e Policisë Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi 22 drejtues mjetesh.
13 persona në flagrancë për vjedhje dhe ndërtim pa leje.
14 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme.
Janë kapur 10 persona në kërkim.
14 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe përndjekje.
10 persona për dhunë në familje dhe për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë sekuestruar 4 armë zjarri, 159 fishekë, 2 predha dhe 2 krehëra me fishekë.
Rreth 11 kg lëndë narkotike dhe mallra të ndryshme kontrabandë.
Janë pezullar 98 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik.
142 masa administrative për mos përdorim të rripit të sigurimit.
57 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
76 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 17 automjete për mungesë dokumentacioni. 
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 52 persona.
U bë pilotimi i kamerave të trupit të policisë në Fier dhe Vlorë.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.
Sigal