Sigal

Persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër. Siç njofton policia maskat kanë arritur të grabisin 580 mijë lekë të vjetra nga 53 vjeçari Adriatik B dhe dy celularë “Iphone 5S” dhe “Samsung”. Ndërkaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 12 Gusht.

Sipas tyre, në orën 22:00 në parkun e Viroit, dy persona të maskuar u shfaqën pas tyre në momentin që po mbyllnin lokalin. Sapo hipën në makinë, autorët goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë Lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’. Më pas u larguan në drejtim të paditur. Uniformat blu në Gjirokastër janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.