Gjimnazistët zgjedhin programe studimi, që ofrojnë më shumë mundësi punësimi

541
Sigal

Numri i të diplomuarve në Arsimin e Lartë shënoi një rënie me 3% në vitin 2018.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, programet me numrin më të lartë të të diplomuarve rezultuan Ekonomia dhe Juridiku, duke zënë 28% të totalit.

Gjimnazistët shprehen se do të zgjidhnin programe studimi që sipas tyre ofrojnë më shumë mundësi për punësim.

Ka edhe nga ata të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë shtetit.

Referuar statistikave të INSTAT-it, interesi është rritur në fushën e shëndetësisë, teknologjisë së informacionit si dhe në atë të shërbimeve, gjë që vihet re edhe nga numri i lartë i regjistrimeve në këto programe.