Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me përfaqësues të ODIHR-it: Diskutuam për Reformën Zgjedhore

129
Sigal

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj janë takuar me përfaqësues të OSBE-ODIHR-it ku mësohet se kanë diskutuar lidhur me procesion e Reformës Zgjedhore.

Lajmi për takimin është bërë i ditur nga Gjiknuri i cili ka shpërndarë një postim në rrjetin social “facebook”.

Postimi i plotë nga Damian Gjiknuri:

Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.
Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin.