Gjermani, 6741 shqiptarë kërkuan azil në muajin shtator

478
Gjermania ka publikuar sot shifrat e azilkërkuesve për muajin shtator, nga ku bien në sy 6741 kërkesa për azil nga Shqipëria. Në vend të parë vijojnë të jenë sirianët me 16 838 kërkesa, ndërsa nga Kosova kanë kërkuar azil 796 persona. Në total në Gjermani janë regjistruar 43 071 kërkesa për azil. Në krahasim me shtatorin e 2014, shifrat janë rritur me 126.2%.
Sigal