Gjendet një skaf i braktisur pranë Pyllit të Sodës në Vlorë, dyshohet se do përdorej për trafik droge

447
Sigal

Një skaf i braktisur është gjetur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Skafi është gjetur në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës.

Skafi është rreth 10 metër i gjatë i pajisur me tre motorë të fuqishëm, një skaf i ri dhe i sofistikuar.

Në vend ngjarje ndodhen forca të policisë kufitare si edhe efektivë të Guardia di Finanzas italiane, të cilët kanë nisur hetimet.

Nga dyshimet e para, mendohet që skafi përdorej për transportin e lëndëve narkotike, drejt Italisë.