Gjendet i vdekur shqiptari në Itali, dyshime për vrasje

227
Sigal

Një shqiptar 36 vjeç është gjetur i vdekur të premten në ish-fabrikën e kristaleve Arno në Empoli. Deri më tani ende nuk ka një shkak se pse ai ka humbur jetën, ndërsa policia po pret rezultatin e autopsisë që do të bëhet nesër.

Deri më tani nuk është përjashtuar asnjë pistë, që nga ajo e vdekjes për shkaqe natyrale, deri edhe tek vrasja.

Policia e Empolit ka ende dyshime në lidhje me ngjarjen. E para për shkakun e vdekjes, nëse i riu shqiptar ka humbur jetën për shkaqe natyrale apo është vrarë. Aspekti i dytë i hetimit lidhet me faktin nëse ai është i njëjti person, me dokumentet që janë gjetur me vete.

Trupi i 36-vjeçarit shqiptar kishte nisur të dekompozohej dhe ka qenë vëllai i tij që bëri zbulimin e tmerrshëm.

Për disa ditë ai nuk kishte pasur informacione nga vëllai dhe kishte nisur kërkimet. Të dy frekuentoni mensën popullore të qytetit, por fakti se 36-vjeçari kishte ditë që nuk vinte, ngriti dyshime të mëdha.

Ai ka treguar se vëllai i tij ndodhej në Itali prej gati 20 vite. Të dy ishin të pastresë dhe mbështeteshin në mikpritjen e kishës.

Trupi i tij është gjetur i shtrirë në tokë në zyrat e ish-kompanisë, jo shumë larg qendrës së qytetit. Ndërtesa në të cilën u gjet trupi u vendos nën sekuestro.

36-vjeçari nuk ishte i vetmi person që kishte gjetur strehë brenda gërmadhës. Në ambientet e ish-fabrikës, hetuesit gjetën elemente që sugjerojnë se njerëz të tjerë të pastrehë frekuentonin atë vend. Për këtë arsye, po hetohet edhe vrasja.