Gjendet i pajetë në banesë 62-vjeçari në Tiranë, policia jep detajet

Një person është gjetur i pajetë në banesë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Him Kollir’ në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Sigal

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2022, në rrugën “Him Kolli”, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi G. Gj., 62 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.