Gjendet e shkrumbuar makina në Vlorë, policia nis hetimet

80
Sigal

Një automjet është “shkrumbuar” nga flakët në orët e para të mëngjesit në lagjen “24 maji” në pronësi të shtetasit, Agron Nikaj.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi: 

Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 04:10, në lagjen “24 maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet në pronësi të shtetasit A. N. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.