Gjelat turq pushtojnë tregun shqiptar

543
Sigal

Eqerem Dollia:
Rritësit e gjelit të detit në qark, kanë 70 mijë krerë gjela deti natyralë,
gati për treg, gjelat e importit po shiten sikur janë prodhim vendi

 

Elbasani
mbushet me 22 mijë gjela deti nga Turqia me 100 mijë lekë, gjeli shqiptar… 50
mijë lekë

 

Nga Maksim TUFA

 

Rritësit  e gjelave të detit,  të mbledhur në një shoqatë të tyre, e cila e
ka bazën në Peqin qysh nga viti 2012, deklarojnë: “Kjo është skandaloze, të
falsifikosh dhe certifikosh gjelat  turq,
sikur janë gjela të fermave të Peqinit, Elbasanit apo Belshit

 

E ndërsa qeveria
dhe strukturat e saj kanë nisur angazhimin për ndalimin e rritjes së çmimeve me
rastin e festave të fundivitit, duket se gjithçka shkon “OK” në tregjet dhe
doganat tona. Mbi 22 mijë gjela deti kanë hyrë ditët e fundit nga doganat tona
tokësore të jugut të vendit, të ardhura nga Turqia, ndërkohë që çmimi i tyre
është afro sa dyfishi i gjelit të vendit. Burime nga tregjet e shpendëve të
gjalla dhe rritësit e zonave Elbasan, Peqin, Belsh, dhe fshatrat rreth tyre,
thanë se “gjelat tonë që i kemi rritur me
mundime dhe bio, nuk po i shesim më tepër se 50 mijë lekë, kurse gjelat e
ardhura nga Turqia po shiten 100 mijë lekë dhe më tepër, duke i reklamuar se
janë “gjela Peqini, Kavaja, Elbasani, Belshi”. Por në fakt ato ndryshojnë
nga gjelat e detit vendas, dhe një ndryshim fare i vogël ndoshta bën
diferencën, atë fizik dhe shijen e veçantë kur e gatuajmë. Gjelat e detit nga
zonat e njohura të vendit, kryesisht të Shqipërisë mesme, kanë veçori të
ndryshme, dhe kjo varet nga ushqimi, që kryesisht është ulliri vendit.
Gjithashtu edhe pesha, pasi  gjelat e
ardhura nga Turqia (por edhe Greqia) kanë peshë 5 deri 7  kg  më
tepër nga gjelat e vendit, por nuk kanë shijen, dhe sigurinë e tyre. Rritësit  e gjelave të detit,  të mbledhur në një shoqatë të tyre e cila e
ka bazën në Peqin qysh nga viti 2012, deklaruan 
se “kjo  është skandaloze, të falsifikosh dhe certifikosh
gjelat  turq, sikur janë gjela Peqini,
Elbasani, apo Belshi, pasi fermat e ngritura nga fshatarët e atyre zonave, kanë
korrespondencë të rregullt me ne, dhe prej afro 10 ditësh kanë ngritur
shqetësimin e tyre”. Drejtuesit   e
shoqatës në Peqin, kanë shprehur shqetësimin e tyre për mbetjen stok të gjelave
të tyre, dhe bëjnë i thirrje qeverisë, të ndalë futjen e mauneve me gjela nga
Turqia, pasi me kapacitetet  që kanë ata
mund të plotësojnë nevojat e vendit madje edhe të eksportojnë jashtë vendit.
Eqerem Dollia u shpreh se “fermerët e
rritjes së gjelit të detit, kanë sot kapacitete që i kalojnë 70 mijë krerë
gjela deti në zonat ku ato rriten, dhe ka gjasa të rritjes së krerëve  të tyre, pasi po rriten edhe fermat në
pothuajse të gjitha zonat e ulëta, ndërkohë që ne deri para 2-3 vitesh kemi
eksportuar gjela deti vendi në disa tregje të Europës, ku blerësi kryesor ka
qenë edhe tregu rus apo polak”. Vetëm në Peqin, Belsh, dhe Elbasan (pa
përmendur Kavajën, Rrogozhinën, Lushnjën) ka mbi 105 ferma ku rriten dhe
mbarështohen qindra mijëra gjela deti, një tregues simbolik dhe i veçantë e shumë
ditëve festive, dhe veçanërisht i atyre të fundvitit. Rritësit e gjelave të
vendit shprehen se “rritja e një gjeli
natyrisht na kushton shumë, sepse ka kosto, por ne për festat e fundvitit,
mundohemi të mbajmë të njëjta çmime me ditët e zakonshme të vitit, ndërkohë
futja e gjelave kontrabandë ka nisur të na dëmtojë xhepin, ndaj qeveria të ulë
traun e doganës kur shikon se futen maune me gjela nga vendet e rajonit, sepse
po na falimenton ne, që e kemi tashmë biznes familjar”.