Gazetarja rrëfen si u shemb Teatrit: Vetëm mua më kanë ardhur më shumë se 4 policë të armatosur!

323
Sigal

Gazetarja e Kulturës në News 24, Fatmira Nikolli tregon momentet e para të ndërhyrjes së policisë në Teatrin Kombëtar mëngjesin e 18 Majit.

Ajo thotë se e ka ndjekur hap pas hapi shembjen, madje thotë se është tërhequr me forcë për tu nxjerrë jashtë.

“Kishte informacione që ndërhyrja e pritur për në orën 2 do shtyhej për në 4, nuk ishte i sigurt. Kam qëndruar aty gjatë gjithë natës, edhe gazetarët kishin konfirmim se policët ishin në gadishmëri, prisnin vetëm të zbehej prezenca, turma të boshatisej. Shumica prej artistëve kishin 3 netë që qëndronin aty dhe ruanin. Mund të kem qënë gazetarja e vetme. U ndërhy kur ikën kryetarët e partive opozitare, bashkë me ta ikën edhe mbështetësit, qëndruan ata që e ndjenin…

Pak minuta para ndërhyrjes unë me një pjesë të aleancës ishim pozicionuar te hyrja..kishte njerëz brenda, kemi qënë të ulur pranë Teatrit Eksperimental, më lejonte fushëpamje..në ato moment pashë efektivët e veshur me të errëta që zbritën me shpejtësinga një makinë e bardhë e paloguar, ishin policë të armatosur”, tha Nikolli.

Mes emocioneve, gazetarja tregoi se: “Ata kanë hyrë drejt sallës, janë sulur drejt sallës. Aty ishte Flamur Noka dhe Strazimiri. Noka u lëndua me spraj, njerëzit që ishin afër meje u futën për në teatër, unë e dija që nëse do ndërhyej, artistët do hynin brenda për ta bllokuar. Vetëm mua më kanë ardhur më shumë se 4 policë që më kërkuan të dilja. I tregova që isha gazetare, refuzova të dal, pastaj më kanë tërhequr, më kanë nxjerrë me forcë…”.