Gazetarët në protestë, Enkel Demi i kthehet ashpër Ramës: Nuk të kemi frikë

418
Sigal

Gazetarët janë mbledhur në një protestë para Parlamentit për të kundërshtuar paketën antishpifje që pritet të miratojë ditën e sotme mazhoranca.

Një ndër gazetarët që po proteston është edhe Enkel Demi. Për “FaxNews”, ai iu kundërpërgjigj ashpër kryeministrit Edi Rama, duke i treguar se gazetarët nuk e kanë frikë dhe se puna e tyre do të vijojë normalisht edhe pas miratimit të projektligjit.

“Nga përvoja jonë, që është goxha më e madhe se e atij, sa më keq ta bëjë, aq më zi do ja bëjmë. Për të mbyllur nuk na mbyll dot, do të na kufizojë, por nuk e bën dot. Të vetmen gjë që bën sot ai është që thjesht do ta kthejë në personale. Ka njerëz që ushqehen me këtë punë, e kanë profesion dhe ti nuk mund të futesh dot në shtëpinë e të tjerëve.

Ne do të vazhdojmë, do të shkruajmë opinione dhe nuk e kemi frikë sepse nuk e kemi pasur frikë asnjëherë.

Nga kjo anë e gardhit nuk e ka njeri frikë, nga ana tjetër e gardhit e kanë frikë. Sot jemi bërë bashkë se kemi të njëjtin hall. Gjithsecili ka vijën e tij editoriale, ne jemi bashkë se jemi për profesionin tonë”, u shpreh Enkel Demi.