Gazeta Telegraf/Reagimi-Lulzim Basha: Hetim të plotë të ngjarjes,shumë tronditës ky krim

474
Sigal

Partia Demokratike kërkon hetim të plotë të rrethanave të aksidentit të ndodhur në Kamzë mbërmjen e 25 shtatorit, ku humbi jetën një efektiv i policisë, ndërsa 2 kolegët e tij të patrullës u lënduan.

Përmes një deklarate për media Basha e quan ngjarje jashtë mase tronditëse.

Lulzim Basha: Ngjarje jashme mase tronditëse ajo mbrëmë
në Kamëz, ku pas një aksidenti humbi jetën në detyrë, polici Ervin Haxhiaj. Dua
të ngushëlloj nga zemra familjarët, të afërmit dhe kolegët e tij, dhe uroj
shërim sa më të shpejtë për dy policët e tjerë, Besmir Voi dhe Neil Hoxha.

Duke kërkuar hetim të plotë të rrethanave
të ngjarjes, dua të shpreh shqetësimin e thellë për pasigurinë në rritje, në
cdo drejtim në vendin tonë si pasojë e shthurjes totale të sigurisë dhe rendit.
Nuk kalon një ditë e vetme pa një viktimë
në rrugët tona, pa një përplasje me armë, apo një vrasje për shkak të drogës.
Duhet një reflektim, duhet zgjidhje, vendi meriton rend dhe siguri.


 Aksidenti 

Aksidenti ndodhi përpara gjimnazit “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e 25 shtatorit. Furgoni i patrullës së policisë ka qenë duke patrulluar kur është përplasur nga pas nga një fuoristradë tip “Lexus” me targa  TR 8788T që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Viktima ishte efektivi Ervin Haxhiaj, rreth 42 vjeç ndërsa u plagosën dy kolegët e tij Besmir Voi dhe Neil Hoxha.