Gazeta Telegraf/Partia Demokratike, Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj

509
Sigal

Gazeta më e rëndësishme greke, Kathimerini shkruan se
Klement Balili, i konsideruar nga CNN si eskobari i Ballkanit, feston çdo natë
lirshëm në Sarandë, edhe pse është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.


Mediat italiane çdo ditë raportojnë ngarkesa droge që
mbërrijnë nga Shqipëria me skaf apo në rrugë të tjera. 
Vetëm sasia e kapur në muajt gusht-shtator në Itali, e
raportuar nga mediat, është 12 ton drogë. 
Drogë e rritur, e kultivuar, e magazinuar, e transportuar
nga Shqipëria drejt Italisë.


The Economist, revista lider në botë shkruan se situata e
drogës në Shqipëri është përkeqësuar.


Pista e avionëve të drogës 1.8 kilometra është ndërtuar
në mes të vendit, Lumi Zezë ka habitur dje banorët e Fushë Krujës se është
mbushur me kanabis që vjen nga kodrat.

Me gjithë këto fakte, me gjithë këto ngjarje të
përditshme, Edi Rama dhe Tahiri i tij thonë se në Shqipëri nuk ka drogë, dhe se
degën e fundit e sekuestruan ata në një studio televizive.

Dhe shfaqet edhe më i paturpshëm drejtori i Policisë,
Cako, i cili deklaron se monitorimet nga ajri tregojnë se nuk ka kanabis në
vend. Duke u tallur me shqiptarët dhe me partnerët italianë, me Guardia di
Finanza, e cila është çdo ditë në aksion duke kapur drogë shqiptare që mbërrin
në brigjet e shtetit fqinj.

Pra pasi mbuloi Shqipërinë me kanabis, Edi Rama ka
zgjedhur ta mohojë atë.

Po shqiptarët e dinë, e shohin çdo ditë, dhe po e vuajnë
këtë rrënim të vendit nga droga, nga droga që mbyt ekonominë e ndershme,
shfrytëzon tokat dhe burimet, që sjell vrasje e hasmëri, që kap pushtetin,
drejtësinë, që shkatërron votën e lirë.

Dhe shqiptarët po reflektojnë e do të bashkohen për ta
ndalur këtë të keqe.

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.