Gazeta Telegraf/ Kryetarja e KQZ do të vazhdojë të mbajë kreun e Shoqatës së Trupave Zgjedhore.Kosova, anëtari më i ri

535
Sigal

 

 

Mbyll me sukses punimet Konferenca
e 25-të vjetore e Shoqatës së Trupave Zgjedhorë

 

Dje, përfundoi punimet Konferenca e 25-të vjetore
e Shoqatës së Trupave Zgjedhorë dhe Asamblesë së Përgjithshme, e cila u mbajt
në Tiranë në datat 21-23 shtator 2016. Konferenca tre ditore e organizuar nga
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ACEEEO, bëri së bashku rreth 150 pjesëmarrës
nga 40 vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, ekspertë të lartë zgjedhorë,
përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që operojnë në fushën e zgjedhjeve
dhe përfaqësues të legjislativit shqiptar.

 

Dita I

Fillon
punimet Konferenca e 25-të vjetore dhe Asambleja e Përgjithshme e ACEEEO-s

 

Tema e konferencës ishte “Zhvillimi i sistemeve
dhe proceseve zgjedhore në 25 vitet e fundit”,
dhe kishte për qëllim t’i ofrojë pjesëmarrësve mundësinë e shkëmbimit të
eksperiencave dhe praktikave më të mira zgjedhore.
Punimet e konferencës nisën me
mbledhjen e Bordit Ekzekutiv dhe të Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO, ku u
vendos me shumicë votash anëtarësimi i Kosovës, si anëtari i 25-të i Shoqatës.
Hapja zyrtare e konferencës u bë nga Kryetarja e KQZ-s njëkohësisht Presidentja
e ACEEEO-së, znj. Lefterije Luzi. Konferenca u përshëndet nga z. Ilir Meta,
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Brian Williams, Koordinator i përhershëm i
OKB-së dhe Përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, z. Robert Wilton, Kryetar në
detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. William J. Hybl, Anëtar i Bordit
të Drejtorëve të IFES-it dhe z. Zsolt Szolnoki, Sekretari i përgjithshëm i ACEEEO.

Konferenca
e 25-të e ACEEEO-s, Shqipëria vend pritës për herë të dytë

Luzi:
Zgjedhjet përballen me sfida të vazhdueshme, përballja e të cilave kërkon
angazhim të të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe socialë

Kryetarja e KQZ-së, njëkohësisht Presidentja e
ACEEEO-s, znj. Lefterije Luzi hapi ceremoninë e Konferencës jubilare të
ACEEEO-s, dhe ju uroi të pranishmëve mirëseardhjen në Tiranë. Zonja Luzi u
shpreh se KQZ e Shqipërisë, ndihet e nderuar dhe e privilegjuar që mban për
herë të dytë Presidencën e ACEEEO-s, e cila përkoi me këtë jubile, dhe që është
vendi pritës për këtë Konferencë, e cila trajton zhvillimin e sistemeve dhe
proceseve zgjedhore përgjatë këtyre 25 viteve! Kryetarja e KQZ-së vuri theksin
në vlerën e veçantë që merr kjo organizimi i kësaj konference në Shqipëri, pasi
vjen në kohën kur reforma zgjedhore është prioritet në axhendën politike dhe në
më pak se një vit Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare. “Si
kryetare e KQZ në më shumë se dy proceseve zgjedhore, më lejohet të theksoj se
pavarësisht standardeve të arritura, zgjedhjet shfaqin sfida të vazhdueshme,
përballja e të cilave kërkon angazhim jo vetëm të trupave zgjedhorë, por të të
gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe socialë. Siç dëshmojnë shembujt e
vendeve me demokraci të konsoliduar, demokracia merr kohë dhe ka nevojë për
vëmendje të vazhdueshme”, – tha zj. Luzi.
Në mbyllje të fjalës së saj,
Kryetarja e KQZ-së i uroi suksese punimeve të Konferencës, forumit që i krijon
mundësinë ekspertëve dhe menaxherëve zgjedhorë të vendeve të ndryshme të bëjnë
bashkë njohuritë teorike dhe rekomandimet praktike, duke nxitur mendimin dhe
promovimin e ideve të reja.

Konferenca e 25-të vjetore e ACEEEO,
celebroi 25-vjetorin e krijimit të Shoqatës

Konferenca e 25-të vjetore e Shoqatës së Trupave
Zgjedhore Evropianë, përkon me jubileun e 25-të të krijimit të ACEEEO-s.
Shqipëria si anëtare themeluese që nga viti 1991, ka kontribuar në mënyrë të
vazhdueshme në ecurinë dhe progresin e Shoqatës. Në përfundim të ditës së parë
të konferencës, Shoqata shprehu mirënjohjen duke i dhënë medalje nderi
ekspertëve, të cilët kanë punuar me të për një periudhë 15, 20, apo 25 vjeçare.
Shoqata e ACEEEO-s është themeluar në vitin 1991 në Budapest të Hungarisë, në
bashkëpunim me IFES-in. Shtatë vende ish-socialiste ishin të pranishme në
simpoziumin e parë, ku vendet (Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Hungaria,
Polonia, Rumania dhe Jugosllavia) vendosën të krijonin ACEEEO. Kanë kaluar
pothuajse 25 vite që nga ajo kohë, he deri në vitin 2016, ACEEEO numëron 25
anëtarë institucionalë nga rajoni evropian.

 

Konferenca
e 25-të vjetore e ACEEEO, KQZ e Republikës së Kosovës anëtari i 25-të

 

Në Konferencën e 25-të të ACEEEO-s që përkoi dhe me 25
vjetorin e krijimit të Shoqatës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së
Kosovës u bë anëtari i 25-të. Ky vendim u mor në mbledhjen e Asamblesë së
Përgjithshme të ACEEEO dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare, pjesëmarrëse në
mbledhje, votuan me shumicë votash pro anëtarësimit me të drejta të plota të
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, zj.
Valdete Daka, pas votimit falënderoi të gjithë ata që mbështeten anëtarësimin e
KQZ-së dhe vuri theksin tek lobimi dhe ndihmën e madhe që KQZ-ja e Shqipërisë
ka dhënë në anëtarësimin e KQZ-së së Kosovës në ACEEEO dhe në A-WEB.

 

DITA II

 

Konferenca e 25-të vjetore e ACEEEO-s vijoi
punimet në ditën e dytë të saj, ku u mbajt samiti i “Drejtueseve të lartë botërorë”’
përfaqësues të organizatave më të rëndësishme partnere (IFES, UNDP, IDEA
International, UNEAD, ODHIR, Këshilli i Evropës, Komisionit të Venecias, IPA
CIS, A- WEB) duke i mundësuar ata të diskutojnë zhvillimet në fushën e
zgjedhjeve gjatë 25 viteve të fundit. Dita e dytë e Konferencës së 25-të e
ACEEEO-s përfshiu në rendin e ditës takimin me Shefat Drejtues të kompanive që
kanë lidhje me çështjet zgjedhore. Tema e diskutimit ishte “Zhvillimi i
Teknologjisë së zgjedhjeve në 25 vitet e fundit”. Samiti i CEO-s në ditën
II të konferencës ofron mundësi për të njohur përvoja të kompanive dhe
pikëpamjet e tyre në lidhje me ndryshimet në teknologjinë zgjedhore që nga viti
1991. Moderatori i samitit është Paul DeGregorio, Anëtar Nderi i ACEEEO.

 

Konferenca e 25-të vjetore e ACEEEO,
Shqipëria zgjidhet Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës

Punimet e
Konferencës së 25-të Vjetore të Shoqatës së Trupave Zgjedhorë Evropianë që u
mbajt në Tiranë, zgjodhi Bordin e ri Ekzekutiv të ACEEEO-s. Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve të Shqipërisë u zgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv përkrah Bullgarisë,
Kroacisë, Moldavisë, Lituanisë, Latvisë, Polonisë. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga
shtatë përfaqësues të anëtarëve institucionalë  nga shtatë shtete të ndryshme, të zgjedhur me
votim të fshehtë në mbledhjet e Shoqatës, për një periudhë prej 3 vjetësh.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës merr pjesë në të gjitha aktivitetet e
Bordit, si anëtar pa të drejtë vote. Anëtarët e Bordit zakonisht takohen dy
herë në vit për të diskutuar aktivitetet e projektit dhe kryerjen e
aktiviteteve të tjera. Në diskrecionin e Bordit, ekspertë të tjerë apo anëtarët
e Shoqatës janë të ftuar shpesh për këto takime të rëndësishme.

 

Konferenca e 25-të e ACEEEO-s

-Sesioni i dytë
plenar me temë “Stabiliteti i ligjit elektoral”, u moderua nga Dr. Beata
Martin-Rozumilowicz, Drejtor për Evropën dhe Eurazinë, IFES. Ky sesion u hap
nga z. Zoltán Pozsár-Szentmiklósy, Ekspert ligjor i ACEEEO-s, ndërkohë z.
Mykhailo Okhendovskyi, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Ukrainës
prezantoi paqëndrueshmërinë e ligjit elektoral të Ukrainës gjatë 25 viteve të
fundit. Gjatë punimeve të sesionit plenar kushtuar stabilitetit të ligjit
zgjedhor, z. Jeffrey Karp, Profesori i nivelit të lartë për studimet shkencore
në Universitetin e Sydney prezantoi Projektin e Integritetit Zgjedhor, (
Electoral Integrity Project).

 

 

Konferenca e 25-të e ACEEEO-s

– Punimet e
pasdites, trajtuan temën e zhvillimeve teknologjike të 25 viteve të fundit në
fushën e zgjedhjeve, me referime nga Shefat Drejtues të kompanive që operojnë
me teknologjinë zgjedhore (Ideco Biometrics, SLI Compliance, Everyone Counts,
A. Daga group INDIA. Ky diskutim i moderuar nga Paul DeGregorio, Anëtar Nderi i
ACEEEO u ndoq me interes nga të pranishmit pasi risitë teknologjike kanë ndikim
të madh në zhvillimin e proceseve zgjedhore. Përfaqësuesi i kompanisë Ivote,
Prof. Ljupcho Antovski prezantoi punën për realizimin e projektit për ndërtimin
e Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Informacionit Zgjedhor të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë. Ky projekt i financuar nga UNDP, ka
filluar zbatimin që në vitin 2013 dhe pritet të plotësohet me module të tjera
para zgjedhjeve të vitit 2017. Sistemit i Integruar i Menaxhimit të Informacionit
Zgjedhor do të ndihmojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në miradministrimin e
të gjithë etapave të procesit zgjedhor, si edhe do të rrisë transparencën për
publikun.

 

DITA III

Konferenca e
25-të e ACEEEO-s

 

Dita e tretë ishte njëkohësisht dita përmbyllëse e
punimeve të Konferencës e 25-të Vjetore e ACEEEO-s. Agjenda e kësaj dite trajtoi
tema të rëndësishme: çështje që lidhen me organet drejtuese të zgjedhjeve si
dhe me masat mbrojtëse për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Trajtimi i temës
së parë u moderua nga z. Zenoas Vaigaskas, Kryetar i KQZ-se se Lituanisë, dhe
referimet e z. Anris Cindars, Kryetar i KQZ së Latvias, zj. Natilia Iuras,
Drejtore e Qendrës për Trajnimin Zgjedhor në Moldavi, z. Gregor Wenda, zv. Shef
i departamenti për çështjet zgjedhore në Republikën e Austrisë, zj. Alenka
Verbole, eksperte e lartë zgjedhore, të cilat u plotësuan më diskutime dhe shkëmbime
idesh nga kryetarë dhe anëtarë të trupave zgjedhore të pranishëm. Tema e dytë u
moderua nga z. Tiberiu Csaba Kovacs, Sekretar i Përgjithshëm i Autoritetit
Zgjedhor të Rumanisë, z. Bekmatov, Nën/Kryetar i KQZ Kazakistanit, znj.
Robinson, Kryetare e KQZ-se Bullgarise, znj. Vaigauskas, Kryetare e KQZ-se
Lituanise, të cilat synuan nxitjen e diskutimeve dhe shkëmbimin e ideve për
masat mbrojtëse për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe për rëndësinë e
teknologjisë moderne në këtë drejtim. Drejtimi dhe zhvillimi i sistemit të
informatizimit të integruar të zgjedhjeve, ishte trajtesa përmbyllëse e kësaj
teme, e cila bëri prezent për të pranishmit rastin dhe eksperiencën shqiptare.
Sipas agjendës, në 13:00- 14:00, u bë mbyllja zyrtare e Konferencës së 25 të
ACEEEO-s, gjatë së cilës u bë një përmbledhje e gjetjeve të Konferencës nga
Sekretari i Përgjithshëm i ACEEEO-s, z. Szolnoki dhe Presidentja e ACEEEO-s zj
Luzi, si dhe u adresuan përshëndetje nga Kryetarë të trupave zgjedhore dhe
ekspertë zgjedhorë të pranishëm.

 

Konferenca e 25-të vjetore e ACEEEO

Lançohet organizata “Gratë në Menaxhimin
Zgjedhor”. KQZ e Shqipërisë, anëtare themeluese

Në ditën e tretë
të konferencës së 25-të Trupave të Menaxhimit Zgjedhorë Evropiane u lançua
organizata ndërkombëtare, Gratë në Menaxhimin Zgjedhor, (Women in Electoral
Management). Trupat e Menaxhimit Zgjedhorë të Shqipërisë, Kosovës, Moldavisë,
Gjeorgjisë, Rumanisë, Kanadasë dhe Bosnje-Hercegovionës, duke vlerësuar
rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore, arritja e barazisë
gjinorë në të gjitha nivelet e administratës zgjedhore, dhe nevojën për
advokuar për çështje gjinore, u bënë bashkë në muajin tetor të vitit 2015 dhe
iniciuan krijimin e një organizate të re ndërkombëtare. Qëllimi dhe objektivat
e WEM janë ngritja e kapaciteteve të Trupave Zgjedhore për çështjet gjinorë
përmes krijimit të një rrjeti bashkëpunimi që do të realizojë studime të
bazuara në kërkime dhe statistika gjinore; të shkëmbejë eksperienca veçanërisht
të grave të angazhuara në nivelet e larta të administrimit zgjedhor; zhvillimin
e projekteve dh programeve të ndryshme mbi edukimin zgjedhor të qytetarëve.
Kësaj iniciative pritet që shumë shpejt do t’i bashkohen edhe Trupa të tjerë të
Menaxhimit Zgjedhor, po ashtu edhe individë të përfshirë në çështjet zgjedhore.

 

Fjala përmbyllëse
e Kryetares se KQZ-se, zj. Lefterije Luzi

 

Konferenca e 25 –të e ACEEEO mbylli me shumë sukses
punimet tre ditore të saj! Faleminderit të gjithë kolegëve dhe ekspertëve
zgjedhorë për diskutimet më shumë vlerë, dhe nxitëse për diskutim! Trajtimi i
temave për të gjithë aspektet zgjedhore, diskutimet e shumta rreth tyre,
eksperiencat dhe zhvillimet e reja, si në fushën e legjislacionit, praktikave
të suksesshme te institucioneve homologe, dhe të risive eknologjike në procesin
zgjedhor, do të na shërbejnë në punën tonë, për përmbushjen e misionit për
organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për të qenë gjithmonë në
shërbim të zgjedhësit, për të rritur dhe forcuar besimin në forcën dhe
rëndësinë e votës, në forcën dhe vlerat e demokracisë! Në këtë jubile, ku
hodhëm vështrimin pas dhe me krenari legjitime evidentuam rrugën 25 vjeçare të progresit
zgjedhor në gjithë vendet, realitetet e të cilave u prezantuan për tre ditë me
radhë, por edhe me shumë përgjegjshmëri vështruam nga e ardhmja, të
ndërgjegjshëm për sfidat dhe të përgjegjshëm për të bërë më të mirën për
përballimin e tyre, në respekt të ligjit, në respekt të zgjedhësve, në shërbim
të demokracisë! Punimet e kësaj Konference, kulmuan me dy momente të
rëndësishme, që unë personalisht do t’i vlerësoja historike për Organizatën:

Së pari,
anëtarësimi i anëtarit të 25 të ACEEEO, anëtar i mirëpritur nga të gjithë ne,
por veçanërisht nga vendi organizator i Konferencës, Shqipëria!

Së dyti, lançimi
i organizatës më të re ndërkombëtare, Gratë në Menaxhimin e Zgjedhjeve, e cila
do të jetë një tjetër zë i fuqishëm lobues për barazinë gjinore.

Sikundër u diskutua përgjatë konferencës, barazia
gjinore në procesin zgjedhor, është sot një nga komponentët që shënon
gjithashtu standardet e tij! Republika e Shqipërisë ka progres të ndjeshëm në
këtë drejtim. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor në 2015, sollën një realitet të ri në
qeverisjen vendore sa i përket aspektit gjinor. Sot në qeverisjen vendore në
kemi një përfaqësim pothuaj në nivelin 50/50. Për këtë arritje, gratë në
Shqipëri kanë punuar fort, ku meritë e veçantë i Takon Aleancës së Grave Deputete,
organizmave ndërkombëtarë që kanë përkrahur çdo iniciative dhe veprimtari në
këtë drejtim. Por edhe KQZ e Shqipërisë ka dhënë kontributin e saj përmes
asistencës teknike për ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor. KQZ e Shqipërisë,
është një nga shtatë anëtarët themelues të organizatës “Gratë në Menaxhimin e
Zgjedhjeve”. Kjo mbështetje shërben që eksperiencat pozitive si kjo që sapo përmenda
ti ndajmë me te tjerë, sikundër te përfitojmë nga eksperiencat pozitive te
homologeve. Vizioni i kësaj organizate, pjesëmarrja e plote e grave në te gjithë
nivelet e organeve te menaxhimit zgjedhor përmes advokatimit në nivel botëror
për çështje te barazisë gjinore, shkon në të njëjtën linjë me vizionin e KQZ së
Shqipërisë. Duke e mbyllur, ju falënderoj sërish, dhe besoj që gjatë tre ditëve
të kësaj Konference të keni shijuar qëndrimin në Shqipëri!