Fushë Kuqja mbetet pa ujë, tubacioni kryesor pëson defekt

118
Sigal

Fushë Kuqja dhe një pjesë e madhe e fshatrave të Durrësit kanë mbetur pa ujë për shkak se tubacioni kryesor ka pësuar një defekt.

Në një njoftim, Ujësjellës Kanalizime Durrës bën me dije se sot do të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatrave dhe një pjesë në lagjet e qytetit.

Njoftimi:

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton abonentët se gjatë ditës së sotme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatrave dhe një pjesë në lagjet e qytetit. Shkak është një defekt që ka ndodhur në tubacionin kryesor të Fushë Kuqes, i cili furnizon me ujë zonën e fshatit dhe një pjesë të qytetit.

Brigada e avarive është në terren dhe po merret me riparimin e difektit në një kohë sa më të shpejt. Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.