Fushë Krujë, bie zjarr i madh rrezikohen banesat

335
Sigal

Një sipërfaqe e madhe prej më shumë se 5 hektarë e pyllëzuar me pemë të ndryshme dhe shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë Krujës.

Zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur siperfaqe të madhe.

Për shkak të përhapjes se madhe të zjarrit përpos zjarrfikëses së Krujes është dashur dhe ndërhyrja e një zjarrfikesje private e cila operon në zonën e Niklës.

Flakët e zjarrit po i afrohen varrezave të fshatit.

Sipas zjarrfikësve zjarri është i qëllimshëm.

Jo shumë larg zjarrit janë dhe disa banesa të cilat rrezikohen nëse flakët nuk lokalizohen, për këtë arsye u kërkua dhe ndihma e zjarrfikëses private.