Fushë Krujë – Arrestohet një shtetas serb, aksidentoi rëndë 80 -vjeçarin

473
Sigal

Një shtetas serb është arrestuar nga policia e Krujës, pasi ka aksidentuar një 80 vjeçar. Në pranga përfundoi Sinisha  Nedeljkoviq 50 vjeç,  banues në Krugujevac, Serbi.

Policia lokale e Durrësit sqaron se ky shtetas u arrestua pasi duke drejtuar mjetin tip Volvo Kamion, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor  R.Ç. 80 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

“Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.