“Furtunë” në polici, pezullohen nga detyra efektivë, shefa komisariatesh dhe oficerë zone

341
Sigal

22 oficerë policie në Vlorë janë pezulluar nga detyra. Burime bëjnë me dijese ata mbanin poste dhe detyra të ndryshme në radhët e uniformave blu.

Mësohet se të pezulluarit janë efektivë policie, oficerë zone dhe shefa komisariatesh që shërbenin në zonën e Vlorës, Himarës dhe Selenicës.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj vendimmarrje të papritur, por në vijim priten detaje rreth kësaj “fshese” masive.