Fund tragjik, humb jetën në spital foshnja që u braktis në një bodrum pallati në Tiranë

45
Sigal

Ka ndërruar jetë rreth 24 orë pas lindjes foshnja që u gjet i braktisur në një bodrum pallati në Tiranë. Lajmi i trishtë u bë publik nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot  edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Balla në Facebook.