Fshati vetëm tre km larg Korçës, 20 vite pa kanalizime, dy orë ujë në ditë

317
Sigal

shati Neviçisht ndodhet vetëm 3 kilometra nga qyteti i Korçës, por banorët thonë se nuk kanë qenë kurrë në fokusin e Bashkisë.

Mungesën e investimeve thonë se kanë vuajtur në tre dekada demokraci, por prej një viti flasin për shqetësime jetike.

Uji i pijshëm u shkon vetëm 2 orë në ditë.

“Ujin e pijshëm as 2 orë në ditë nuk e kemi”, shprehen baorët.

Në mungesë të ndërhyrjeve për ujësjellës, shpëtim kanë gjetur tek puset.
“Vetëm në mëngjes 2 orë dhe s’ka më ujë këtu, por mirë që janë puset”, shprehen banorët.

Ndërsa uji i pijshëm mungon, ujërat e zeza vërshojnë mes zonave të banuara.

Fshati nuk ka asnjë sistem kanalizimesh, duke i vënë përballë rrezikut të infeksioneve, kur i shtojnë problematikën me mos grumbullimin e mbetjeve.

“Këtu nuk ka kanalizime fare, unë kam 20 vite në këtë fshat dhe kurrë s ka pasur kanalizime”, shprehen banorët.

Thonë se janë takspagues të rregullt, por bashkia e drejtuar nga Sotiraq Filo nuk u ka kthyer asgjë si investim.

“Taksat i paguajmë të gjitha, por këtu tek ne as nuk kanë vënë dorë fare”, shprehen banorët.

Mungesa e investimeve nga bashkia është shqetësim në shumë fshatra të Bashkisë së Korcës