Fruthi rrezikon shqiptarët! Mjekët bëjnë thirrje emergjente: Vaksinohuni

758
Edhe pse Shqipëria që prej vitit 2003 nuk është prekur nga virusi i fruthit, mjekët u bëjnë thirrje njerëzve që të vaksinohen.
Sipas specialistëve në Institutin e Shëndetit Publik të lindurit midis viteve 80-90 kanë rezultuar me një imunitet më të dobët prandaj edhe kërkohet rivaksinim i atyre që kanë marrë vetëm një dozë nga vaksina e fruthit.
Ndërkohë që thirrje më alarmate iu drejtohet nënave të reja për vaksinimin e nevojshëm të fëmijëve për të parandaluar rrezikun. Në shumë raste për shkak të rubeolës janë ndërprerë edhe shtatzëni prej pasojave të parikuperueshme që sjell në fetus.
“Shqipëria nuk ka një valë epidemi, por kjo nuk do të thotë se duhet të presim raste vdekjesh për t’u vaksinuar, por duhet të merren masat përpara, sidomos për fëmijët para moshës 1 vjeç.”
Për sa i përket virusit të fruth-rubeolës ai shpesh mund të jetë vdekjeprurës dhe ka një përhapje të shpejtë.
Në përgjithësi rastet e regjistruara në Shqipëri janë të importuara nga shtetet fqinje ku më i fundit u konstatua para 10 viteve, në Elbasan. Megjithatë kjo nuk e ul rrezikun e prekjes dhe të përhapjes nëse nuk merren masat e duhura.
Sigal