Frikë për një izolim të dytë/ Greqia nuk hap kufijtë për Shqipërinë, ja çfarë është vendosur

289
Sigal

Të dhënat me të infektuar në vend, ka bërë që Greqia të analizojë edhe një herë situatën duke marrë një tjetër vendim në lidhje me hapjen e kufijve.

Për të shmangur një izolim të dytë, Greqia ka zgjatur masat kufizuese me Shqipërinë deri më 12 tetor. Deri në këtë datë, të drejtën për të hyrë në Greqi e kanë vetëm shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, homogjenët grekë, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë.

Duke iu referuar Ministrisë greke të Shëndetësisë, mbeten në fuqi kufizimet e lëvizjes për shtetasit shqiptarë, që nuk kanë leje qëndrimi në vend ose që dëshirojnë të udhëtojnë për qëllime turistike drejtë Greqisë.

 

Udhëtarët duhet të kenë plotësuar jo më pak se 24 orë përpara udhëtimit të tyre në vend formën PLF dhe duhet të kenë me vete test PCR negativ, jo më shumë se 72 orë më herët se udhëtimi i tyre.