FOTO+VIDEO/ Ndizet Tirana, studentët marshojnë nga të gjitha anët para ministrisë së Arsimit

578
Sigal

Studentët e të gjithë fakulteteve në Tiranë, po marshojnë sot në ditën e tretë të protestës së tyre, ku kërkojnë: uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me studentë të cilët të vetorganizuar nga të gjithë fakultetet janë grumbulluar dhe po marshojnë drejt ministrisë së Arsimit, ku do të jetë dhe vendtakimi i tyre.

Në bojkot sot janë: Studentet e Juridikut, Ekonomikut, fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe UBT.

Marshimi nga të gjitha fakultetet do të nisë në orën 9:30, për t’u grumbulluar në orën 10:00 tek Ministria e Arsimit, ashtu siç ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme.

Studentëve të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që po mblidhen në Spitallë, ndërsa do të protestojnë po ashtu dhe studentët e Universitetit Fan Noli në qytetin e Korçës , dhe Aleksandër Xhuvani në Elbasan.

Takimi i djeshëm me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla ka rezultuar i pafrytshëm, sepse konsistoi vetëm në premtime dhe në asnjë vendim të shkruar dhe masë të ndërmarrë konkretisht, për të anulluar së pari, pagesën prej 700 lekësh për çdo kredit të provimeve të mbartura.

Qeverisë i kërkojnë:

1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.

2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike u kërkojmë:

3. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste.

4. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.