FOTOT/ Presidenti Nishani fal namazin në xhaminë e Medinës, vizitë me djalin në Qabe

575
Presidenti Nishani ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite. Ai ka vizituar sot xhaminë e Pejgamberit në Medinë ku ka falur namazin. Më herët, kreu i shtetit ka vizituar Qabenë e shenjtë, aty ku muslimanët kryejnë ritualet e tyre në çdo kohë të vitit.
Krah tij është i biri, i cili ka zgjedhur të veshë një rrobë të posaçme që mbahet në momente të caktuara rituali. Ky është i pari rast ku një zyrtar shqiptar i këtij niveli viziton vendin e shenjtë në Mekë. Nishani është shoqëruar në këtë vizitë nga autoritete të larta të shtetit saudit.
Sigal