FOTOLAJM/ “Tetori rozë”- Fëmijët mesazh sensibilizues para ndeshjes Shqipëri-Bullgari, formojnë fjongon në fushën e “Air Albania”

119
Sigal

Në kuadër “Tetorit Rozë”, një grup fëmijësh e të rinjsh kanë dhënë një mesazh sensibilizues pak para ndeshjes miqësore Shqipëri Bullgari, e cila po luhet në ‘Air Albania’.

Të veshur me bluzë rozë, ata dhuruan një performancë për sensibilizimin për kancerin e gjirit, duke formuar edhe fiongon unike që personifikon “Tetorin rozë”.

Muaji Tetori nënkupton miajin e vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.