FOTO/ Në garë për të përfaqësuar Kroacinë në Eurovision, 17-vjeçari shqiptar përzgjidhet në fazën e ngushtë

484
Sigal

Ndonëse Kosova nuk është pranuar, një kosovar mund të ngjitet në skenën e Eurovisionit.

Përveç Arilena Arës, e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë, edhe një i ri me origjinë nga Kosova, ka hyrë në garën e ngushtë për të përfaqësuar Kroacinë në festivalin evropian.

Televizioni kroat HRT, dje ka publikuar listën e 16 këngëtarëve që do të marrin pjesë në festivalin kombëtar “Dora 2020”, ndërsa në mesin e tyre është edhe talenti 17-vjeçar Edi Abazi.

Edi i cili është rritur në Kroaci, ka origjinë shqiptare, pasi babai i tij është nga Kosova. Ai ka hyrë në mesin e artistëve më të mirë kroat që do të garojë për ta përfaqësuar vendin në festivalin evropian “Eurovision”.

Në një prononcim të shkurt për Zëri.info, Edi ka treguar se është me prejardhje shqiptare, duke treguar se babai i tij është nga Kosova.

Në “Dora 2020”, talenti kosovar do të garojë me këngën “Coming Home”, ndërsa festivali do të mbahet më 29 shkurt në Kroaci.

Ndryshe, Edi është vlerësuar nga profesionist të muzikës si një nga emrat më premtues të muzikës në Kroaci.