FOTO/ Ndërhyrjet në autostradë, ARRSH jep lajmin e rëndësishëm për qytetarët

553
Sigal

Kanë përfunduar ndërhyrjet në guardrelat e autostradës Tiranë-Durrës, ndërhyrje kjo e domosdoshme për shmangien e përmbytjeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se tashmë qarkullimi bëhet në të dy krahët.

Deklarata e ARRSH:

?Njoftim për median dhe opinionin publik
Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment. 
?Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet.