FOTO/ I riu pa ndjenja në tokë në mes të Tiranës, ambulanca s’duket asgjëkund

126
Sigal

Një i ri ndodhet pa ndjenja në trotuar në qendër të kryeqytetit.

Në foton e publikuar shihet i riu shtrirë mbi trotuar, ndërsa pranë tij një efektiv policie.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se edhe është njoftuar ambulanca, ende s’ka shkuar aty.

Mbetet e paqartë ndërkohë, se pse i riu ka përfunduar në atë gjendje.

Zyrtarisht, policia s’ka ende një njoftim për ngjarjen.

Vonesat e ambulancës për të shkuar në vendngjarje mbetet një problem që vijon prej kohësh në vend, e kryesisht në kryeqytet ku trafiku është zakonisht i rënduar. Autoritetet ndërkohë duket se kanë dështuar në zgjidhjen e kësaj problematike që mund të jetë jetike për qytetarët.