Nga dashuria me shikim të parë e deri tek marrëdhënia me gruan, Visjan Ukcenaj i tha të gjitha

116
Sigal

Aktori Visjan Ukcenaj ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Shije Shtëpie”. Ai ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Visjani është ndalur te marrëdhënia e tij e dashurisë me bashkëshorten si dhe ka treguar momentin e njohjes me të.

Më tej, aktori i humorit tregon se si ra në dashuri me partneren e tij dhe se çfarë e tërhoqi më së tepërmi tek ajo.

Pjesë nga biseda në studio:

Katerina Trungu: Në 10 Dhjetor ju bëni 12 vjet bashkë me Jonën.

Visjan Ukcenaj: Fiks.

Katerina Trungu: A ke përgatitur ndonjë gjë të bukur, se zakonisht e ke surprizuar.

Visjan Ukcenaj: Unë gjithmonë bëj surpriza, nëse s’janë shumë të mëdha janë të bukura dhe të  bëra me dashuri. Por kanë kaluar vitet dhe ka filluar është bërë si normale.

Katerina Trungu: Kur vjen data duhet patjetër diçka.

Visjan Ukcenaj: Jo, por edhe vitet na janë bërë si numra dhe vetë themi, “Ou zemër po ne kemi 12 vite!“

Katerina Trungu: Si nuk u mërzite, çfarë doje të thoje?

Visjan Ukcenaj: Jo, si ikën kaq shpejt! Si numër duken kaq shumë, ndërsa si kohë, është një kohë që nuk e kam ndier fare.

Katerina Trungu: Kam dëgjuar nga njerëz që e njohin që është një vajzë fantastike,shumë e thjeshtë mbi të  gjitha. Se natyrisht ajo është regjisore, kështu që ka edhe karrierën e saj e nga ana tjetër ka një bashkëshort të njohur dhe mund të ishte më pak e thjeshtë, por më kanë thënë njerëz që e kanë takuar dhe punojnë me të se është e shkëlqyer.

Visjan Ukcenaj: Faleminderit shumë! Është e vërtetë, një nga arsyet që unë jam dashuruar me të është edhe kjo.

Katerina Trungu: Thjeshtësia?

Visjan Ukcenaj: Sepse unë jam njohur me të kur nuk më njihte njeri. Ajo sa kishte ardhur në Akademinë e Arteve, unë isha në vit të tretë dhe ka qenë impakt i menjëhershëm nga ana ime.

Katerina Trungu: Dashuri me shikim të parë.

Visjan Ukcenaj: Nga ana e saj ishte i shpeshhershëm, nga ana ime i menjëhershëm