Foto e biznesit të personave të prekur nga koronavirusi, u paraqitën vetë…

448
Sigal

Viktor Kola dhe i biri Paulin Kola që rezultuan pozitivë në testet e koronaviruesit, mendohet që të kenë pasur kontakte me shumë persona, që nga data që i biri është kthyer nga Italia. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh në një konferencë për shtyp të pak çasteve më parë se janë testuar rreth 14 persona që kanë pasur kontakt të ngushtë me personat në fjalë.

Megjithatë burimet shprehen se numri mendohet të jetë shumë më i madh. Viktor Kola ndër të tjera ka në pronësi një njësi shërbimi bilardo dhe bar kafeje në rrugën “Irfan Tomini”, gjë që nuk përjashton dhe kontaktet rastësore me persona të tjerë.

Koronavirusi sipas specialistëve nuk transmetohet nga ajri, por transmetohet nëpërmjet stërklave të pështypmës, dhe kontakteve fizike.

Nga ana tjetër, burimet thonë se Viktor Kola është paraqitur vetë në ambientet e urgjencës së QSUT, për një kontroll rutinë.

Të njëjtat burime saktësojnë se mjekët pasi kanë parë simptomat, dhe dëgjuar historinë, i kanë bërë analizat. Përfundimi ka qenë pozitiv dhe më pas së bashku me të birin janë futur në karantinë.