FOTO/ Aksident i rëndë në mes të Tiranës

276
Sigal

Një aksident ka ndodhur në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Nga raportimet e para mësohet se një person ka mbetur i shtrirë në mes të rrugës, dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe i aksidentuari mund të ketë marrë plagë të rënda.

Në aksident është përfshirë një motor dhe një automjet, ndërsa qytetarë të rastësishëm kanë njoftuar policinë dhe urgjencën.