Ali BREGU
Forca e zakonit
Quanin, aty bri mullirit
Si për ironi të fatit,
Ahir, djalin e Çakshirit,
Më idiotin e krejt fshatit
Prapë, në çdo lindje uronin
Ay në fshat të Çakshirit,
Veç për forcë të zakonit:
“-Pastë mendjen e ahirit!”.
Dua gjysmën e prodhimit
Shkoza, ashtu nëpër dhëmbë,
-Më dëgjo, – i tha, -o ftua,
Në do të qëndrosh në këmbë,
Merrmë për hereke mua!
Si shpërblim për këtë punë
(shtoi dhe i mëshoi mendimit)
As më pak e as më shumë,
Dua gjysmën e prodhimit!
_________________________________
E keqja shkulet nga rrënjët
Kur u përgjak mbret luani
Prej atij gjembi kockor,
I preu ferrat, u bë nami,
Me të gjitha u hakmor.
Por, papritur menjëherë,
Fill porsa erdhi pranvera,
Veç rrënjët e njërës ferrë
U bënë të gjitha ferra.
_________________________________
Transplanti i Micit
Në transplant të mushkërive
Kur bëri Mic Trazavaçi,
I vunë tej mundësive
Kacek të ri prej kovaçi.
Si kali i sertë frerit
S’i bindet, por tërheq zvarrë,
Mici gjith’ i frynte sherrit,
Medemek të ndizte zjarr.
_________________________________
Specializimi i lejlekut
Laraskat me krrakëllimë
Pyetën ashtu pa u ngutur
Lejlekët pas shtegtimit:
-Na thoni, duam të dimë
Ku e morët mir’ e bukur
Mjeshtrinë e ndërtimit?!
Thanë’ lejlekët:-Për ndërtim
Shquhemi e s’i rrëzojnë
As rokadat e tërmetit,
Sepse për specializim
Marrim rrugën edhe shkojmë
Gjashtë muaj, jashtë shtetit.
_________________________________
Kur vdes për së gjalli
Shelgu, pa rrënjë e fletë,
Zgërbonjë, cung i pajetë
I tha kulprës rëndë-rëndë:
-Si filiz qëndroj më këmbë.
Ja, shikomë moj e vrarë,
Më drejt nga plepat lastarë!
Kulpërholla-krahëgjatë,
-Prit,- I tha shelgut të thatë;
U çmbështoll…, fët u largua
Shelgu vate, u rrëzua.
I përtokur, ndënë shkurret,
S’u dëgjua më të mburret.
_________________________________
Është tingull i floririt
Pyeti i biri një natë
Kopracin e po i thotë:
-Cli tingull o im atë
Ësht’ m’ i ëmbëlti në botë?
Me zë si të marrë hua
I tha kopraci të birit:
-Më i ëmbëlti për mua,
Është tingull i floririt.

















