Fondi për emergjencat, më i vogël se tre kontrata inceneratorësh

 

Qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje, dhe kur fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh. Sipas vetë të dhënave të Emergjencave Civile, dëmet ekonomike nga fatkeqësitë kapin vlerën e 2 miliardë dollarëve. Ndërkohë, qeveria në katër vite ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca. Paratë nuk shkojnë për kanale e kolektorë, por për fantazma luksi, që nuk i interesojnë askujt përveç cirkut qeveritar.

Sigal

Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin

Shkenca prej vitesh paralajmëron se ndryshimet klimatike po rrisin probabilitetin dhe ashpërsinë e këtyre ngjarjeve: më shumë ujë në më pak kohë, më pak parashikueshmëri dhe më shumë dëme. Ajo që dikur konsiderohej “ngjarje e rrallë”, sot po kthehet në normalitet.

Vetëm së fundmi, Shqipëria ka hartuar një plan për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike për periudhën 2026–2030, me një kosto prej rreth 9.8 miliardë dollarësh, nga të cilat buxheti i shtetit mbulon vetëm rreth 7%. Pjesa tjetër pritet të sigurohet përmes Partneriteteve Publike-Private dhe instrumenteve financiare si obligacionet e gjelbra. Në krahasim, shumica e vendeve të Bashkimit Europian kanë miratuar strategjitë e tyre kombëtare të përshtatjes që në fillim të viteve 2010 dhe prej vitesh po investojnë në mënyrë sistematike në sisteme mbrojtëse, menaxhim të ujërave, infrastrukturë të qëndrueshme dhe paralajmërim të hershëm. Edhe vendet e rajonit kanë avancuar më herët në këtë drejtim, duke integruar përshtatjen klimatike në politikat e zhvillimit dhe në buxhetet publike. Shqipëria po hyn në këtë proces me vonesë, në një fazë kur ndikimet e ndryshimeve klimatike nuk janë më rrezik teorik, por realitet i përsëritur./ Monitor