Fondacioni “Mbretëresha Geraldinë” rikonstrukton shtëpinë e fëmijës në Shkodër

567
Qendra e zhvillimit ditor në Shkodër ka marrë një pamje të re në mjediset e saj të brendshme, falë një rikonstruksioni të pjesshëm.
Ka qenë ndihma e fondacionit “Mbretëresha Geraldinë” që solli këtë ndryshim për qendrën e cila u vjen në ndihmë 100 fëmijëve me probleme të theksuara shëndetësore.
Duke ju referuar situatës aktuale ku stafi i qendrës është shkurtuar me thuajse 50%, Zahari drejtoi edhe një lutje ndaj pushtetit vendor dhe atij qendror.
Përballë kësaj kërkese, kryebashkiakja Voltana Ademi premtoi zgjidhje dhe madje futjen e një modeli të ri për këto qendra.
Projekti ka përfshirë restaurimin e plote te sistemit hidrosanitare të qendrës, mensën dhe disa ambiente të tjera. Në këtë qendër janë rezidente të përhershëm 50 fëmijë dhe rreth 50 fëmije të tjerë janë ditore. 
Sigal