Fluks automjetesh në drejtim të Tiranës, Rrugorja e Elbasanit: Qarkullimi është ngadalësuar, bëjmë thirrje për durim

37
Sigal

Fluks automjetesh ka patur ditën e sotme nga Elbasani në drejtim të kryeqytetit. Në akset “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka pasur një përqëndrim të madh të automjeteve, e cila ka krijuar një ngadalësim të qarkullimit.

Policia Rrugore e Elbasanit thotë në njoftimin e saj se bllokim të lëvizjes së automjeteve nuk ka dhe po punohet intensivisht për menaxhimin e qarkullimit të makinave.

Nga ana tjetër ajo bën thirrje drejtuesve të makinave për durim, të qëndrojnë në rradhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës.

Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.