Flakët përfshijnë vendgrumbullimin e plehrave në Përmet, flaka u vendos nga punonjësit e bashkisë

25
Sigal

Një zjarr i madh ka mbuluar një vendgrumbullim mbeturinash në Përmet. Zjarri agresiv po djeg të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskovës ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse, të cilat pa sukses po mundohen të vendosin nën kontroll situatën e krijuar.

Nuk dihet se kush ka qënë zjarrëvënësi, por banorë të fshatit Piskovë shprehen se vetë punonjësit e Bashkisë së Përmetit i kanë vendosur zjarr të kontrolluar mbeturinave, ku më vonë u ka dalë jashtë kontrollit.