Flakët dalin jashtë kontrollit në Selenicë të Vlorës, digjet një banesë, rrezikojnë disa të tjera

108
Sigal

Që prej mbrëmjes së djeshme nje vatër zjarri në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë vazhdon dhe diten e sotme, zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga era, duke djegur rreth 30 hektar me shkurre dhe pemtari dhe ullinjë.

Është shkrumbuar nga flakët një banesë në zonë (e pabanuar) teksa zjarri po shkon drejt banesave të tjera.

Zjarrfiksja e Vlorës nuk ka patur nderhyrje ndërsa ajo e Selenicës nuk ia del dot që me një mjet lundrues të shuaj flakët.

Nuk ka zjarrfikëse nga Vlora që të jetë e gatshme për të shkuar në vendngjarje pasi mjetet janë në vatra të tjera zjarri.