Filxhani perfekt i çajit sipas ekspertëve

559
Stuart Farrimond, ekspert i shkencës së bërjes së çajit, tregon se si bëhet perfekte, pija që gjithnjë e më shumë, në të gjithë botën, po fiton terren për përfitimet që sjell.

Farrimond thotë se duhet të përgatisni çajin për fiks 5 minuta për një pije më të shëndetshme dhe më të shijshme, dhe tregon edhe se ngjyra që ju zgjidhni për çajin, ndryshon vërtetë edhe shijen.

Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve përdorin bustinat e çajit është e vështirë të kuptosh saktësisht se si përgatitet ai. Farrimond tregon se janë 4 rregulla të arta për këtë.

1. Mos pini kurrë nga filxhanë polisteroli.
2. Një gotë e madhe çaji, e kuqe ose rozë të duket më e ëmbël se e njëjta pije në një filxhan të bardhë apo blu.
3. Sigurohuni të filtroni ujin e fortë para se ta zieni.
4. Lëreni bustinën e çajit për fiks pesë minuta.
Sigal