Fier/ 23-vjeçarja e akuzoi për përdhunim, lihet në burg i dashuri

352
Sigal

Musa Gudo, i dashuri i 23-vjeçares që paraqiti një denoncim se ai e kishte përdhunuar bashkë me shokun e tij Orges Aliçani, do të qëndrojë në burg. Në seancën e së premtes, Gjykata e Fierit dha vendimin edhe për shkokun e tij, për Oges Aliçanin, i cili do të parqitet sa herë që Gjykata ta thërrasë, pasi ju dha masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. 23-vjeçarja pretendon se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ku ndodhej bashkë me shokun e tij, të cilin ajo e njihte më parë.

Vajza ka treguar se mes tyre kishte nisur një bisedë për një shumë parash. Në atë moment, djemtë i kishin kërkuar vajzës që t’u siguronte një sasi parash pasi kishin tepër nevojë, duke i sugjeruar që t’i merrte nga të afërmit e saj.

Mësohet sipas tregimit të vajzës, se ao ka refuzuar, çka ka bërë që ata ta përdhunojnë me forcë. Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza thotë se i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur. Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemve. Një prej tyre ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit.