Faturat e energjisë dhe të ujit në sportele, të moshuarit në radhë

457
Sigal

Qeveria ka marrë masa ekstreme ku ka kufizuar në maksimum lëvizjet por në sportelet e Ujsjellës Kanalizimeve janë krijuar rradhë nga qytetarët që paraqiten për të paguar faturat. Për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit është vendosur që të hapura do të jenë vetëm tre sportele të UKT që ndodhen pranë “Tregut Elektrik” pranë shkollës “Petro Nini” dhe në rrugën “Bardhyl”. Pjesa më e madhe e atyre që presin në radhë janë të moshuar të cilët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia pasi janë edhe grupi më i rrezikuar. Ata shprehen se duhet të paguajnë faturat pasi në të kundërt duhet të paguajnë edhe kamatvonesat. “Bëjmë kujdes, këto janë gjëra të domosdoshme. Nuk kemi familjar të tjerë për të bërë pagesën. Do dilnim të psonismin dhe do paguajmë edhe ujin”. Mësohet edhe se aktualisht po diskutohet një paketë në ndihmë të qytetarëve e cila do të pezullojë kamatvonesat për faturat e energjisë dhe të ujit.