Fatmir Xhafaj vëren i qetë nga larg protestën e opozitës, shkëputet disa minuta nga seanca

527
Sigal

Teksa opozita e bashkuar po proteston përpara Kuvendit duke kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës, deputetët e maxhorancës po zhvillojnë paralelisht seancën plenare.

Gjatë protestës ka patur tensione të vazhdueshme midis protetuesve dhe punonjësve të policisë dhe të gardës . Protestuesit kanë filluar të hedhin bidona me bojë të kuqe në drejtim të policisë, ndërkohë policia ka shpërndarë gaz lotsjellës.

Por me gjithë këto tensione, deputetët e maxhorancës po zhvillojnë senacën plenare. Ndërkohë që jashtë dyerve të Kuvendit është parë ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili shihet nën shoqërinë e deputetit Fate Velaj mjaft i qetë.